Mbërrijnë 38,400 doza të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë

Programi i UNICEF në Kosovë ka bërë me dije se në Kosovë kanë mbërritur 38,400 doza të vaksinës kundër Covid-19 ditën e sotme.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit.

"Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të vaksinës kundër #COVID19 sapo mbërritën në Kosovë përmes COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Vaksinimit të Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër #COVID19 në Mars 2021, Ministria e Shëndetësisë  zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar.

Bashkë ia dalim!  #Vaksinohu," shkruhet në postimin e UNICEF.

Vaksinat janë pritur nga kryeministri Albin Kurti.

 

UNICEF nuk e ka bërë të ditur se cila vaksinë ka mbërritur në Kosovë.

 

Sot, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt shpërndarjes së barabartë të vaksinave! 38,400 doza shtesë të...

Posted by Unicef Kosovo Programme on E mërkurë, 12 Maj 2021