Parashikimi i yjeve, shenjat më të favorizuara për muajin Maj
Një muaj tepër i bukur dhe mjaft aktiv për të gjitha shenjat. Do të jetë ndryshe nga muajt e tjerë ku do të na vendosë në një atmosferë në të cilën do të harrojmë problemet.
Për të folur më specifikisht mbi ecurit e shenjave për këtë muaj sot ishte e ftuar në 'Ditë e re' astrologia Meri Gjini.
Dashi
Shenjat e dashit do të kenë mundësin për të rregulluar ekonomike sepse është koha e duhur. Do të keni një luhatje humori dhe jeni të pasigurt në karrierë. Por shumë problematika do ti zgjidhni.
Demi
Janë më të privilegjuarit pasi janë në muajin e tyre. Do të jeni në qendër te vëmendjes. Në fundin e muajit do të keni lajme shumë të mira.
Binjakët
Do të merrni inciativa të shumta. Disa çështje të punës do ti zgjidhin shume lehtë do të keni dhe disa firmosje kontratash. Por kujdes në menaxhimin e situatës në familje dhe në jetën sentimentale.
Gaforre
Do te jeni optimist. Shfrytëzoni këtë muaj dhe pse mund të sjellë disa luhatje humori. Shpesh herë do të ndiheni si fëmijë të vegjël dhe të përkëdhelur.
Luani
Janë të dyzuar mes karrierës dhe familjes. Shfrytëzoni data 9, 23 të këtij muaji. Do të keni lëvizje dhe nga fundi i muajit do te keni lajme te mira për ata që dëshirojnë të largohen për diku ose për ata që kanë aplikuar për llotarinë.
Virgjëresha
Agjenda e virgjëreshës do të ketë devijime deri ne datën 9. Por gjërat do të marrin për mirë, mund të projektoni zhvillime të reja profesionale dhe mund të nisni bashkëpunime profesionale sepse është momenti i duhur. Duhet të keni kujdes me komunikimin.
Peshorja
Do të keni zhvillime në karrierë në datën 6. Do të merrni përgjigje shumë të mira për ata që dëshirojnë për të shkuar diku. Do të keni disa pikëpyetje emocionale që do të zhduken për pak kohë por do të rikthehen sërish.
Akrepi
Do të lehtësoheni nga çështjet ekonomike. Por duhet të keni shumë kujdes me çështjet në familje dhe dashuri, pasi situata do të vështirësohet. Beqarë pas datës 14 do të kenë mundës të eksplorojnë.
Shigjetari
Do të keni zhvillim në anën profesionale. Do ju realizohen disa gjëra që i keni pasur pezull. Për ata që pëlqejnë sportet ekstreme, këtë muaj do i shijoni më shumë se kurrë po ashtu kohën që do të gjeni për pushime do të kënaqeni pafund.
Bricjapi
Humor pak i luhatshëm dhe kërkoni më shumë vëmendje nga partneri dhe familja. Mund të kërkoni dhe një pauz për tu relaksuar, por kujdes kjo pauz mund t'ju vendosi në një punë dhe më të madhe por që do të rezultoi pozitive.
Ujori
Nga fundi i muajit rutina do mbizotërojë. Shfrytëzoni fillimin e muajit pasi më vonë do të keni vetëm një rutine në të cilën do të ngecni. Nëse dëshironi të zhvilloheni në punë, biznes apo dhe statusin nisni nga dita e sotme. Më vonë do të jetë e vështirë.
Peshqit
Optimizmi do të mbizotërojë këtë muaj. Do të jeni shumë produktiv dhe pak të ndjeshëm. Duhet të merrni iniciativa për tu zhvilluar në punë maksimalisht. Kontrolloni shpenzimet që të mos keni vështirësi.