Ndahet nga jeta oficeri italian, ja pse ishte i veçantë për Presidentin Meta
Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio.
Kështu e nis mesazhin e tij në Facebook presidenti Ilir Meta, i cili jep lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit që e shoqëruar në të gjitha vizitat e tij në Komunitetin Arbëresh në Itali.
Në fund të reagimit, kreu i shtetit i shpreh ngushëllimet e tij familjes, kolegëve, Policisë Italiane dhe të gjithë Komunitetit Arbëresh.
Ilir Meta: Më trishtoi lajmi i hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Oficerit të Policisë Italiane, Dario Fazio, i cili më ka shoqëruar në të gjitha vizitat në Komunitetin Arbëresh, në Kalabri, Puglia dhe në rajonet e tjera ku jetojnë në Itali.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Fazio, kolegëve, Policisë Italiane dhe të gjithë Komunitetit tonë të dashur Arbëresh.