Zbret avioni i parë në Kukës, fillimisht ndaloi në Rinas, s'ka linjë direkte nga Londra

Avioni i parë që pritej të zbriste këtë të dielë në aeroportin e ri të Kukësit,  fillimisht ndaloi në Rinas, pasi nuk ka linjë direkte nga Londa në pistën e re.

 Ministrja e infratrukturës, Belinda Balluku e shtyu për të qershor funksionimin e plotë të aeeroportit “Zayed”,  flatrat e Veriut.

Ky afat i pambajtur  shpjegohet nga kryeminsitri Rama thjesht si çështje procedurash, ndërsa funksional, aeroporti  Zayed  do të jetë pas zgjedhjeve.

"Çdo aeroport, nga momenti kur bëhet operacional fillon si një aeroport lokal dhe ka një procedurë çertifikimi për t'u bërë aeroport ndërkombëtar e cila zgjat rreth 50-60 ditë," tha kryeministri.

Rama e konsideroi si një faqe e shenjtë e historisë shqiptarë, dhe një ëndërr të realizuar, ndërsa ironizoi se tashmë ky aeroport nuk është 3D.

"Ngre dorën, hajde këtu ti çuni i vogël. Më prek mua, jam real apo jam 3D? Unë jam real sapo kam pasur kënaqësinë e jashtëzakonshme të zbres nga një avion real në këtë aeroport real," tha ai.

Në këtë inagurim tha Rama, pranë do të donte të kishte dhe Hashim Thacin.

"Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve të mëdhenj jo se është vëllai im, po është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, Hashim Thaçi," tha Rama.

Fluturimet nga Zayed pritet të nisin në 17 qershor, e gjatë kësaj kohe pritet të  lidhen marrëveshje me kompani të ndryshme.

https://youtu.be/PPd4x_AmwlU

Lexo edhe: VIDEO/ Rama çon “çunat e Londrës” nga Rinasi drejt Kukësit: Do votoni PD-në tani…

https://youtu.be/6nAyhSdMR1o