Atdhe Xharavina zbulon fëmijërinë e vështirë: ‘5 vjet bëja gjilpëra si drogë’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2021, 10:30
Ndonëse e shohim gjithnjë të buzëqeshur, Atdhe Xharavina nuk ka pasur një jetë të lehtë. Në intervistën e tij të fundit për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’, Atdheu tregoi se 5 vitet më të vështira të jetës së tij, i ka kaluar në fëmijëri.
Atdheu rrëfen: "Në Kosovë, më thanë se kisha një infeksion në kocka, por nuk ishte e vërtetë. Terapia që kam pasur për 5 vite ka qenë e panevojshme dhe çdo muaj duhet të bëja një gjilpërë. Më ka bërë të ndihem shumë keq ajo periudhë, sepse ajo gjilpëra ishte si një lloj droge. Ditën që e bëja më hapte sytë, pastaj më vinte si në gjumë. Pastaj ika për tu kuruar në Stamboll, dhe mësuam që unë nuk kisha asnjë infeksion. Kisha një problem të vogël, që u kurua vetëm me 2 tablete."