"Bisha" misterioze e varur në pemë rezultoi të ishte një briosh

Kur oficerët e mbrojtjes së kafshëve morën një raportim për një kafshë të pazakontë që fshihej në një pemë në qytetin polak të Krakov, ata nuk ishin të sigurt se çfarë do të zbulonin më vonë.

"Njerëzit nuk po hapin dot dritaret e tyre sepse kishin frikë se do t'u hynte në shtëpi", shprehet një banore.

Kur oficerët shkuan në zonë  për të shpëtuar kafshën, treguan se krijesa në fjalë nuk ishte një zog, apo një zvarranik  siç edhe ishte dyshuar.  Në fakt ishte thjesht një briosh i varur në pemë.

Në një postim në Facebook, organizata tha se oficerët e saj kishin pyetur telefonuesin e dëshpëruar nëse kafsha e paidentifikuar, e cila kishte qenë në pemë për dy ditë, mund të ishte një zog grabitqar.

Gruaja u përgjigj se dukej më shumë si një iguana.

Megjithëse inspektorët e dinin se nuk kishte gjasa që një zvarranik të mbijetonte në temperaturat e ftohta të pranverës në qytetin jugor të Polonisë, ata menduan nëse kafsha mund të ishte një kafshë e padëshiruar e braktisur nga pronarët e saj.

Organizata tha se publiku duhet të raportojë çdo shqetësim në lidhje me mirëqenien e kafshëve, edhe pse ky rast ishte vërtet qesharak, raporton BBC.