FOTO/ Balotelli "shënon" gol, rikthehet në krahët e brazilianes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2021, 11:13
Përsëri dashuri mes futbollistit Mario Balotelli dhe brazilianes Dayane Mello.
Për momentin, çifti po mban gojën mbyllur, por prej javësh po flitet për një flirt mes të dyve, të cilët kanë qenë të dashur edhe në të kaluarën.
Lajmin e konfirmon edhe revista italiane "Chi".
"Sot ata u bashkuan dhe filluan një histori dashurie nga e para, larg kamerave. Këtë herë lojtari ka qëllime serioze", shkruan e përjavshmja italiane.