"Gruaja ime të ka fiksim" Atdhe Xharavina zbulon kërkesën e çmendur të një fansi

Atdhe Xharavina, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ku përballë moderatores Ester Bylyku ka rrëfyer momente të ndryshme dhe shumë të sikletshme të jetës së tij, sidomos pas famës.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i sikletshëm në publik?

Atdhe Xharavina: "Ishte një çift, në moshë të mesme. Burri vjen e më kërkon të bëjmë foto. Pranova. Dhe më tha: ‘Jo me mua, me gruan se të ka fiksim’. Ai përdor term të gabuar, se e pash që atij i iku zëri kur e tha. Më pas më kërkoi falje dhe më tha që gruaja e tij më ka parë në televizor dhe më pëlqen si personazh, por mua më iku fytyra."

https://youtu.be/NZkAt-kZffU