"Ma theu zemrën, ma bëri copë-copë": Atdheu flet për here të parë për vajzën që dashuronte
Atdhe Xharavina, është një nga djemtë më të rezervuar të show bizit shqiptar sa i përket jetës private. Mund të kemi parë disa momente intime mes tij dhe vajzave të ndryshme që ka ndarë puthje, por pak dimë për jetën e Atdheut përpara famës.
Në intervistën për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’, Atdheu foli për herë të parë për vajzën që dashuronte dhe i theu zemrën.
Ai tha: "Po, kam dashuruar dhe ma kanë thyer zemrën, ma bëri copë-copë. I bëra disa provokime, dhe kuptova që ajo përpara dashurisë vendoste karrierën. Në përfundim ajo zgjodhi karrierën, dhe kjo më copëtoi. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë zgjedhje sepse karriera ngrihet dhe ulet , ndërsa dashuria mbetet. Nuk jam person që pengoj një femër të jetë e suksesshme, por në fund kam nevojë të di që primar për të jam unë."
Në përfundim, Atdheu saktësoi se nuk bëhet fjalë për një femër të famshme, dhe se kontaktet me vajzën që i theu zemrën i ka ndërprerë përfundimisht.