“Anulimi i Lojërave Olimpike është ende një opsion”
Në Japoni ende janë të ndarë për zhvillimin e Lojërave Olimpike në Tokyo këtë verës, kur kujtojmë që ato duheshin zhvilluar vitin e kaluar por u shtynë nga pandemia. Pikërisht javët e fundit ka patur një rritje të madhe të numrave të infektimit çka ka rikthyer frikën për anulimin përfundimtar të Olimpiadës dhe këtë e pohon numri 2 i parties në pushtet në Japoni, Toshihiro Nikai.
“Ne duhet t’i anulojmë pa hezitim Lojërat nëse nuk është e mundur për t’i organizuar ato. Nëse numrat e qytetarëve të infektuar rriten gjatë kohës së Olimpiadës, atëherë nuk e di se përse duhet t’i organizojmë” deklaroi numri 2 i partisë Liberal Demokratike në një television japonez ku i pyetur direkt nëse anulimi i eventit madhor të vitit është një opsion për qeverinë, ai u përgjigj pa hezituar “Po është një opsion”.
Ndërkohë edhe në disa sondazhe të zhvilluara në Japoni, shumica e qytetarëve janë shprehur kundër zhvillimit të Lojërave duke parë që infektimet po rriten shpejt dhe vetëm një ditë më pare u regjistrua një rekord me 4 mijë raste të reja ditore. Me vaksinimin Tokyo zyrtare nuk po ecën dhe aq shpejt teksa deri tani kanë marrë dozën e parë vetëm 1.1 mln banorë nga 126 mln që duhen vaksinuar.