FOTO/ E dashura e Elon Musk habit të gjithë me tatuazhin e saj të fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2021, 15:59
E dashura e miliarderit Elon Musk, Grimes, i ka habitur të gjithë me postimin e saj të fundit në Instagram. Ajo ka shpërndarë një foto të shpinës së saj, ku dukej një tatuazh i sapo përfunduar.
Në përshkrim këngëtarja kanadeze thotë: “Nuk kapa dot një foto të bukur sepse akoma më dhemb shumë dhe dua të fle hahah…dhe gërvishtjet e alienit do të jenë të kuqe për disa javë, por do të jenë shumë të bukura”.
Musk dhe Grimes janë prindër të një fëmijë të quajtur “X A-XII”. Kujtojmë që fillimisht emri i fëmijës ishte “X Æ A-12”, por çifti e ndryshoi sepse nuk e lejonte ligji në Kaliforni.