SHBA - Kompania Pfizer planifikon të vaksinojë 12 vjeçarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2021, 10:25
Deri më tani, mosha më e re që ka të drejtë të vaksinohet në Amerikë janë 16 vjeçarët.
Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Dr.Janet Woodcock thotë se agjencia do të shqyrtojë sa më shpejt të jetë e mundur, kërkesën e Pfizer për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, te grupmoshat 12 deri në 15 vjeç, informon CNN.
Sipas Rochelle Walensky, drejtoreshës së Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, numri i rasteve me Covid-19 dhe intubimet janë në rritje, veçanërisht për të rinjtë, ndërsa vdekjet janë në rënie, raporton Ora News.