E rrallë/ 104-vjeçarja mposht koronavirusin për të dytën herë radhazi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2021, 10:11
Carmen Hernandez, 104 vjeç, i cili jeton në një shtëpi kujdesi në Tunja, Kolumbia qendrore i ka mbijetuar Covid-19 për të dytën herë.
Ajo u drejtua drejt Spitalit Universitar San Rafael në Tunja pasi po haste shumë vështirësi me frymëmarrjen për shkak të Covid-19.
Kjo ishte edhe hera e dytë që Carmen infektohet me Covid-19, ku edhe ia doli me sukses që të shërohej plotësisht, raporton AFP.
Pas shërimit ajo u transferua me një ambulancë në azilin ku jeton, dhe u prit me duartrokitje nga punonjësit shëndetësorë që kujdesen për të dhe të moshuarit e tjerë.
"Ajo na frymëzon për të vazhduar punën", thotë mjeku i saj, pasi Hernandez kaloi 21 ditë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit,raporton Ora News.