Covid-19: Gjermani, mbi 3 milionë infektime nga nisja e pandemisë

Gjermania ka regjistruar mbi 3,009,541raste të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga Instituti Gjerman Robert Koch (Rki) në 24 orët e fundit, infeksionet ishin 13 245, ndërsa shkalla e incidencës kombëtare në 7 ditët e fundit ishte 1364 për 100000 banorë.

Vendi evropian me mbi 83 milionë banorë ka raportuar gati 78,964vdekje nga koronavirus deri më tani, ndërsa 2,683,900 njerëz janë shëruar nga infeksioni në Gjermani, sipas Universitetit Amerikan Johns Hopkins.

Gjermania si qilim me arna

Rezultati i kësaj gjendjeje është një Gjermani si qilim me arna, me masa të ndryshme nga landi në land dhe konkurrencë landesh për politikën e duhur kundër Coronës, herë lirim masash, herë ashpërsim të fortë. Nëse janë të hapura shkollat apo dyqanet, nëse ka një detyrim për testim apo ndalimqarkullimi secili land vendos vetë. E për sa kohë që shifrat e infektimeve uleshin dukej një konkurrencë positive. Por prej javësh shifrat shënojnë rritje, qytetarët janë të irrituar, për shumë vetë masat janë jologjike, dhe njerëzit kanë humbur orientimin, se cilat rregulla vlejnë. Thirrjet për një veprim të njësuar u shtuan, shkruan DW.

Në rang europian, sa i përket infektimeve, Gjermania rënditet e gjashta pas Francës, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Spanjës.