Bushati me bizneset në Shkodër: Edhe 2 javë nga vendimi historik për të votuar për ndryshimin

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi takime me bizneset për të diskutuar rreth shqetësimeve dhe problematikat e tyre.

Disa nga bizneset janë shprehur se situata është e vështirë, ndërsa treguan se xhirot janë zero dhe taksat janë rritur gjatë 8 viteve qeverisje të Edi Ramës.

Sipas tyre mungesa e një skeme mbështetëse për bizneset, ka bërë që qindra prej tyre të shkojnë drejt falimentimit dhe pjesa tjetër të jenë në kushtet e mbijetesës.

Helidon Bushati: A mendon se duhet me ndryshuar?

Tregtari:  Duhet me ndryshuar.

Helidon Bushati: Tan bashkë do ta sjellim ndryshimin.

Tregtari: Do fitojmë se u lodhme prej atij.

Helidon Bushati: Fitorja duhet me ken e thellë , për me ken e thellë duhet me shku sa ma tepër me votuar, sa ma tepër.

Helidon Bushati: Tu lujt domino, në vend që me punu . S'ka punë?

Tregtari: S'ka punë. Ke me marr , të vdekunit...ata s'çohen ma.

Helidon Bushati: A do ta çojmë në shpi?

Tregtari: S'durohet më.

Bushati i tha se situata në cilën ndodhen bizneset do të ndryshojë pas 25 prillit, përmes vendosjes në zbatim të planit ekonomik dhe sistemit të ri të taksave që do të aplikojë Partia Demokratike.