Bardeli mbledh gratë në Shkodër: Presim ndryshimin në të mirë të familjeve dhe komunitetit
Kandidatja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me gra shkodrane, të cilat i premtuan mbështetjen më 25 Prill.
Zëri i gruas shkodrane do të përfaqësohet denjësisht në parlamentin shqiptar nga Greta Bardeli.
Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga zonjat e pranishme në takimin me kandidaten e Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër, Greta Bardeli.
"Kur gratë bëhen bashkë, gjëra të mrekullueshme ndodhin. Besoj fort që ti do ta bësh këtë gjë, do të jesh një zë i fuqishëm".
Në bisedën me të, zonjat treguan se presin ndryshimin i cili do të jetë në të mirë të familjeve dhe komunitetit.
"Qytetarët po e ndjejnë ndryshimin jo vetëm për faktin se kjo qeveri u ka ardhur në majë të hundës por edhe sepse kanë besim te PD".
Gjatë takimit ato kërkuan më tepër vëmendje për mbeshtetjen e grave në politikë dhe shoqëri më gjithëpërfshirëse.