Mijëra largohen nga frika e shpërthimit të vullkanit

Një vullkan ka shpërthyer në ishullin Karaibe të Shën Vincentit për herë të parë pas katër dekadave.

20,000 njerëz janë evakuuar nga vendi, por pandemia e Covid-19 e ka komplikuar akoma më shumë operacionin e evakuimit të banorëve, pasi ishujt fqinjë lejojnë të futen drejt territoreve të tyre vetëm njerëz të vaksinuar.

Aktiviteti në vullkanin la Soufrière filloi të aktivizohej që prej dhjetorit.

Shpërthimi nga La Soufriere, maja më e lartë në Shën Vincent dhe Grenadinet, dërgoi tufa hiri të nxehtë dhe tym 6,000 metra në ajër, tha agjencia lokale e menaxhimit të emergjencave.

Videot e postuara tregojnë një kullë hiri që nxirrej dhe po zgjerohej në një formë topi ndërsa ngrihej përpjetë. Nuk raportohen raste vdekje dhe as lëndime.

"Ju lutemi të largoheni nga zona e kuqe menjëherë. La Soufriere ka shpërthyer. Rënia e hirit është regjistruar deri në Aeroportin Ndërkombëtar të Argyle," tha Organizata Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave.
Aeroporti dhe vullkani janë në skajet e kundërta të ishullit të gjatë 18 milje.

La Soufriere e gjatë 4,049 metra nuk kishte shpërthyer që nga viti 1979 dhe shpërthimi i saj më i madh ndodhi mbi një shekull më parë, duke vrarë më shumë se 1.000 njerëz në 1902.