Izraeli do të fillojë vaksinimin e fëmijëve 12-15 vjeç, pas miratimit të SHBA-së
Izraeli po planifikon të nisë procesin e vaksinimit kundër koronavirusit edhe te fëmijët nga 12-15 vjeç, duke filluar nga muaji maj, pas rezultateve premtuese nga testimet paraprake që u zhvilluan në SHBA për këtë grupmoshë.
Rreth 200 izraelitë nën moshën 16 vjeç tashmë janë vaksinuar në rrethana të veçanta dhe askush nuk ka raportuar ndonjë efekt anësor serioz.
Fëmijët e aprovuar nga autoritetet mjekësore për vaksinimin kishin faktorë të njohur rreziku përfshirë obezitetin, diabetin, sëmundjet e rënda të mushkërive dhe zemrës njoftoi faqja e lajmeve Ynet në shkurt.
Vendi tashmë iu ka ofruar vaksinën të gjithë qytetarëve nga 16 vjeç e sipër dhe më shumë se gjysma e popullsisë i ka marrë të dyja dozat.
Shefi i shëndetësisë për koronavirusin Nachman Ash deklaroi se vaksinat do t’iu ofrohet fëmijëve nga 12-15 vjeç menjëherë sapo të marrin miratimin e Administratës amerikane për Barnat dhe të ministrisë së Shëndetësisë.
Tashme Izraeli regjistron shifra të vogla infektimesh ditore për shkak të ecurisë shumë të mirë të procesit të vaksinimit.