Reliket e Hollivudit në ankand, shkopi i Harry Potter dhe sende të tjera në Galerinë e Mynihut
Një shtëpi ankandi në Mynih ka nxjerrë në shitje relike të Hollivudit për të gjithë të apasionuarit e filmave. Në një situatë kur pandemia ka shtyrë premierat e prodhimeve kinematografike dhe në pritje të hapjes së kinemave, kjo galeri vjen si një lloj ngushëllimi për fansat.
Nëpërmjet internetit, ofertuesit do të kenë mundësi të marrin një pjesë të magjisë me vete, pra copëza nga Hollivudi.
Në ofertë janë rekuizita të çmuara nga disa prej filmave më të mëdhenj shkencorë të dekadës së fundit: Një përkrenare nga 'The Force Awakens' ka çmimin më të lartë prej 90-120,000 euro.
Kthetrat “Ëolverine” të Hugh Jackman, një copë kryptonite dhe çekiçi i përdorur nga Thor, interpretuar nga Chris Hemsëorth dhe “Captain America” i Chris Evans në” Avengers Endgame” janë gjithashtu në ofertë.
Një mijë ofertues ndërkombëtarë janë regjistruar tashmë në fillim të javës për objektet që sipas historianit të artit, Christian Torres Nieto kanë ardhur të gjithë nga një koleksion i vetëm.
Një prej tyre është shkopi magjik i përdorur në filmin “Harry Potter”. Me një ofertë fillestare prej 15-25,000, shkopi është një nga elementët kryesorë të komplotit të filmit, duke kaluar përmes duarve të tre personazheve kryesorë, përfshirë vetë Potterin.