Dalin pamjet, si duket anija e bllokuar në kanalin e Suezit fotografuar nga hapësira
Kozmonauti rus Sergey Kud-Sverchkov ka postuar foto që tregojnë si duket nga hapësira anija gjigante e kontejnerëve, “Ever Given”, e bllokuar në Kanalin e Suezit.
Lëvizja e mjeteve të lundrimit në kanal është mbyllur për më shumë se pesë ditë.
“Ju mund ta shihni tani nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës” , shkroi stacioni rus në Instagram, duke shtuar se imazhet tregojnë se sa rimorkiatorë po përpiqeshin të lëviznin anijen gjigante.
"U deshën 10 vjet për ta ndërtuar kanalin dhe u hap zyrtarisht më 17 nëntor 1869. Kjo e shkurtoi rrugën nga Oqeani Indian në Mesdhe me disa mijëra kilometra. Gjatësia totale e kanalit është rreth 173 km. Gjerësia e pasqyrës së ujit është rreth 150 m, pjesa e poshtme është 45-60 m, dhe thellësia është 20 m," ka shkruar ai.