Aplikacioni në Tik Tok që po u shkakton probleme të rinjve

Tik Tok është platforma më e përdorur dhe më e pëlqyer nga  të rinjtë kohët e fundit, i cili është kthyer dhe në një trend në postimin e videove nga më të ndryshmet.

Por së fundmi aplikacionet për rregullimin e formave trupore të reklamuara në platforma sociale si Tik Tok dhe Instagram po ''nxisin'' të rinjtë me çrregullime të ngrënies të ndihen të shqetësuar.

Reklamat e shfaqura informojnë  sesi këto aplikacione të vihen në përdorim  në mënyrë të tillë që të ndryshojnë format trupore të personave që i përdorin ato, duke përfshirë kështu zvogëlimin e belit duke e bërë atë më të hollë deri në zmadhimin e muskujve.

Organizatat e ndryshme bamirëse që janë në ndihmë të personave me çrregullime të të ngrënit shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që punonjësit e teknologjisë ti marrin në konsideratë ndikimin që kanë këto reklama tek këta persona.

Nga ana tjetër platforma Tik Tok është shprehur se do ti marri në shqyrtim politikat e saj nga  udhëzimet e bëra në mënyrë të tillë që të përmirsojë ''korrnizën'' e saj për të mbështetur një mjedis sa më pozitiv.

Kujtojmë se vitin e kaluar Tik Tok ndaloi reklamat për aplikimin e agjerimit dhe videot e humbjes së peshës pas ndikimit që ato patën