Misteri i ujit në mars, shkëncëtarët: U bllokua në koren e Planetit të Kuq

Miliarda vjet më parë, Marsi i quajtur ndryshe edhe planeti i kuq humbi ujin që rridhte në sipërfaqen e tij, dhe mori formën që ne njohim sot. Por, misteri për zhdukjen e ujit duket se është zbuluar.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se shumica e tij u bllokua në shtresën e jashtme të planetit – në koren e tij. Uji antik ekziston në formën e mineraleve që përmbahen në shkëmbinjtë e Marsit, të mbledhura nga anijet kozmike dhe meteoritët që orbitojnë në Mars.

"Ne tashmë e dimë nga studimet e atmosferës së Marsit se një pjesë e këtij uji kishte humbur në hapësirë, ndërkohë depozitat e akullit nën dhe na bënë të kuptojmë se një pjesë e ujit ka se ngrirë ", tha Dr Grindrod, nga Muzeu i Historisë Natyrore të Londrës, ndërsa gjetjet u botuan edhe në revistën “Science”.

Studiuesit më pas zhvilluan një simulim kompjuterik se si uji humbi nga planeti me kalimin e kohës. Më shumë se katër miliardë vjet më parë, Marsi ishte më i ngrohtë dhe më i lagësht - ndoshta me një atmosferë më të trashë. Uji përshkoi përmes lumenjve, duke krijuar kanale në shkëmb dhe u bashkua në krateret e goditjes.

Shkencëtarët argumentojnë se Planeti i Kuq mund të ketë mbajtur ujë të mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e tij në një shtresë me madhësi midis 100 m dhe një kilometër thellësi. Rreth një miliard vjet më vonë, Marsi kishte bërë tranzicionin në planetin më të ftohtë dhe të shkretë që njohim sot.