Lufta ndaj keqinformimit, Facebook do të filtrojë lajmet politike
Kompania Facebook njoftoi të mërkurën se do të publikojë më pak lajme politike.
Kjo masë është në përputhje me planin e shefit të kompanisë, Mark Zuckerberg për të ulur përmbajtjen tendencioze. Rrjeti më i madh social tha se do të fillonte testimin e algoritmave të ndryshuar për një përqindje të vogël të njerëzve në Kanada, Brazil dhe Indonezi këtë javë dhe Shtetet e Bashkuara në javët e ardhshme.
Ndryshimi nuk do të ndikojë në informacionin në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe përmbajtjen nga organizatat globale të shëndetit ose nga agjencitë zyrtare qeveritare.
Vendimi vjen në përiudhën kur Facebook dhe platformat tjera sociale po përballen me kritika për mundësinë e keqinformimit dhe manipulimit politik, veçanërisht gjatë periudhave të zgjedhjeve.
Zuckerberg tha muajin e kaluar se Facebook po kërkon të ulë temperaturën në platformën e tij të gjerë duke zvogëluar llojin e bisedave politike përçarëse dhe tendencioze.