Foto/ Asteroidi sa 3 fusha futbolli po udhëton drejt Tokës
Një astronom ka kapur një imazh që tregon një nga asteroidët më të mëdhenj që do t'i afrohet Tokës këtë vit.
Shkëmbi hapësinor, "(231937) 2001 FO32" do të fluturojë afër Tokës në orën 11:03 të mëngjesit në 21 mars, sipas NASA -s Qendra për Studime të Objekteve pranë Tokës.
Vëzhgimet e fundit nga NASA tregojnë se asteroidi ka përmasa midis 1300 dhe 2230 metra.
E thënë ndryshe, diametri i shkëmbit do të ishte ekuivalent me madhësinë e fushave të futbollit.
Kështu "2001 FO32" do të jetë asteroidi më i madh që ka kaluar afër planetit Tokë në vitin 2021.
Ai po udhëton me një shpejtësi marramendëse rreth 77.000 milje në orë, gjë që e bën gjithashtu asteroidin më të shpejtë që ka fluturuar afër planetit tonë.
Astronomi Gianluca Masi i Projektit Virtual Telescope kapi një imazh të "2001 FO32 " të enjten kur shkëmbi ishte rreth 20 milion milje larg Tokës.
Imazhi vjen nga një ekspozim i vetëm 180 sekondash, i realizuar në distancë duke përdorur teleskopin robotik Elena 17 inç në Ceccano, Itali - rreth 60 milje në jug të Romës.
"2001 FO32" është përcaktuar gjithashtu si "potencialisht i rrezikshëm."
Pavarësisht etiketës, astronomët e njohin mirë orbitën e këtij asteroidi dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të godasë planetin tonë në një të ardhme të parashikueshme.