Rrjetet sociale në "black out" për disa minuta, vjen ndjesa nga Facebook: Problemi u zgjidh
Për disa minuta, rrjetet sociale më të përdorura në botën pësuan një blackout.
WhatsApp, Messenger, Facebook dhe Instagram shfaqën probleme në të gjithë botën.
Sipas përdoruesve, ka qenë e pamundur të dërgoje mesazhe në WhatsApp apo të logoheshe në Facebook apo Instagram.
WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger janë të gjitha pjesë e kompanisë Facebook në pronësi të Mark Zuckerberg, ndaj dhe nuk ka munguar një ndjesë publike përmes zëdhënësit të kompanisë.
Ndjesa e Facebook - "Sot, një problem teknik bëri që përdoruesit të kenë probleme me hyrjen në disa shërbime të Facebook. Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe ju kërkojmë falje për çdo shqetësim".
18:57 - Për disa minuta ranë disa prej aplikacioneve më të përdorur në botë.
WhatsApp, Instagram dhe Messenger kanë rënë pasditen e sotme në një pjesë të mirë të Europës.
Probleme u raportuan edhe në Itali e në Shqipëri.
Përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale, si duket e kishin të pamundur që të merrnin apo të dërgonin mesazhe.
Instagram tregoi një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu pati probleme për përdoruesit që u përpoqen të logoheshin apo identifikoheshin.
