Koreja e Veriut teston dy raketa balistike në detin e Japonisë
Koreja e Veriut testoi të enjten dy raketa balistike, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së dhe duke sfiduar hapur komunitetin ndërkombëtar.
Raketat u lëshuan në Detin e Japonisë por pa lënë mbetje materiale në ujërat e saj territorialë.
Si Japonia, edhe Koreja e Jugut mbajtën qëndrim kritik, ndërsa Komanda amerikane e cila mbikëqyr forcat ushtarake në rajon, tha të enjten se programi i paligjshëm atomik që Pheniani po ndjek përbën rrezik për të gjithë.
"Testimi i raketa është sinjal se Pheniani kërkon dialog serioz. Nuk është aq i kënaqur me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden," tha Yoo Ho-yeol, profesor në Universitetin e Koresë së Veriut.
Sipas profesorit koreanojugor, Ju Ho-jeol, testimi i raketave është taktikë që Koreja e Veriut e përdor sa herë ndërrohen qeveritë amerikane.
Pheniani kërkon nga Uashingtoni ta çlirojë nga sanksionet e rënda ekonomike, ndërsa pala amerikane do që t'i japë fund zhvillimit të armëve bërthamore.
"SHBA-ja mund të mendojë të përsëritë të njëjtat politika si në kohën e Obamës, por Pheniani mendon se pozitat e tyre sot janë ndryshe nga viti 2014 apo 2015, ndaj duan që të trajtohen më mirë. Prandaj edhe kryejnë provokime të tilla të kalkuluara," tha Yoo Ho-yeol.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, tri vitet e shkuara nisi një sërë tryezash bisedimi me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, por palët nuk arritën t'i konkretizojnë marrëveshjet.