Merkel bën një hap pas, prapëson ashpërsimin e masave anti-Covid për Pashkë
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka prapësuar papritur këtë të mërkurë vendimin e saj për të masa më të rrepta anticovid gjatë Pashkëve.
Ajo u kërkoi falje "të gjithë qytetarëve gjermanë" ndërsa pranoi se bëri një gabim.
"Mbylljeje për Pashkë u krijua me qëllimet më të mira," tha ajo, por pranoi se plani ishte i nxituar dhe nuk mund të zbatohej në një kohë kaq të shkurtër.
"Ky gabim është vetëm i imi," tha Merkeli të mërkurën, vetëm 24 orë pasi shpalli planin e saj të bllokimit për festat.
Kancelarja e njoftoi këtë kthesë 180 gradë gjatë videokonferencës me 16 guvernatorët e shteteve të Gjermanisë, të cilët janë përgjegjës për vendosjen dhe heqjen e kufizimeve për pandeminë.
Lexo edhe: Gjermania zgjat kufizimet anticovid deri në prill
Më herët, kancelarja kishte argumentuar se përhapja e varianteve të reja të koronavirusit, veçanërisht atij britanik, kishin detyruar autoritetet gjermane të zgjasnin deri më 18 prill masat kufizuese për qytetarët dhe bizneset.
Masat do të ashpërsoheshin gjatë javës së Pashkëve mes 1 dhe 5 prillit, por autoritetet janë tërhequr nga kjo ide. Plani kishte ngritur shumë pyetje në lidhje me detajet logjistik edhe u kritikua gjerësisht sepse nuk kishte pasur asnjë diskutim publik për të para se të bëhej publik.