E rëndë në Itali/ Gjendet i vdekur Avenir Hysaj, 34 vjeçari shqiptar i zhdukur prej 1 muaji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2021, 09:31
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku shtetasi shqiptar i zhdukur prej një muaji, Avenir Hysaj 34 vjeç është gjetur pajetë në pyll.
Ai ishte zhdukur më 21 shkurt në qytetin e Pocapaglia. Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, ditën e zhdukjes Hysaj kishte shoqëruar prindërit e tij për të bërë disa blerje dhe do të duhej të kthehej për t'i marrë, por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, të gjitha gjurmët e muratorit kishin humbur.
Telefoni i tij celular ishte i paarritshëm nga ora 15:00 e datës 21 shkurt.
Hetimet nga karabinierët e Compagnia di Bra, të drejtuara nga Prokuroria Publike, janë duke u zhvilluar për zbulimin e shkaqeve të vdekjes.