Biden i bën thirrje Kongresit të ndalojë përdorimin e armëve pas sulmeve të dhunshme në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i kërkoi Kongresit të miratojë  me shpejtësi ligjet e kontrollit të armëve dhe mund të marrë masa vetë për të ndaluar dhunën masive, tha Shtëpia e Bardhë të martën, një ditë pas të shtënave të dyta vdekjeprurëse brenda një jave.

Demokrati i bëri thirrje Senatit të miratojë dy projektligje të miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve në 11 Mars që do të zgjeronin kontrollet për blerësit e armëve. Ai gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e armëve të stilit sulmues.

"Nuk kam nevojë të pres një minutë tjetër - lëre më një orë - për të ndërmarrë hapa të shëndoshë që do të shpëtojnë jetën në të ardhmen dhe unë nxis kolegët e mi në Shtëpinë e Badhë dhe Senatin të veprojnë," tha Biden, më 23 mars.

Zëdhënësi Jen Psaki u tha gazetarëve se  Biden po "konsideron një varg" veprimesh ekzekutive në përpjekje për të ndaluar dhunën me armë. Veprime të tilla nuk kërkojnë miratimin e Kongresit, raporton Reuters.

Biden, i cili mori detyrën në janar, u zotua gjatë fushatës së tij presidenciale për të miratuar masa të sigurisë së armëve, por i ka kushtuar vëmendje  shpërndarjes së stimujve të koronavirusit dhe vaksinave në muajt e parë të qeverisjes.

Lexo edhe: Sulm me armë në supermarket, humbin jetën 10 persona

Të hënën, më 22 mars një person i armatosur vrau 10 persona në një supermarket të Kolorados, vetëm gjashtë ditë pasi tetë persona u qëlluan dhe u vranë në qendrat e masazhit në Atlanta. Të dy sulmet i bënë presion të ri Biden për të vepruar sipas premtimit të tij.

Lexo edhe: Përgjaken qendrat e masazhit, 8 të vdekur nga sulmi me armë, shumica gra

Shtetet e Bashkuara kanë normën më të lartë në botë të pronësisë civile të armëve, tregon studimi i RAND Corp, dhe një shkallë e sulmeve me armë vazhdimisht më e lartë se kombet e tjera të pasura. Kishte më shumë se 43,000 vdekje me armë të SHBA vitin e kaluar, sipas Arkivit të Dhunës me Armë.