Pamje mahnitëse me dron, karvan makinash drejt vullkanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2021, 17:10
Mijëra kuriozë kanë vërshuar drejt malit Fagradalsfjall ku javën e kaluar shpërtheu një vullkan dhe llava vijon të marrë tokë.
Vullkani është 40 km larg kryeqytetit Reykjavik dhe atje mund të arrihet pasi bën 90 minuta ngjitje në mal nga rruga më e afërt.
Pamjet me dron tregojnë mijëra makina me turistë guximtarë e kureshtarë që kanë zënë rrugën në pritje për të ndjekur spektaklin që ndodh një herë në qindra vjet.
“Është absolutisht mbresëlënëse” thotë një 21 vjeçar.
Gati 300 mijë metra kub llavë janë derdhur deri tani, sipas ekspertëve ndonëse ata e konsiderojnë sasi të vogël.
“Në momentin kur iu afruam llavës temperature u rrit me 10- 15 gradë dhe fytyra jonë dukej sikur po na digjej” tha një studente.