"Do t'a thyej kameran", pas sherrit të bujshem gazetarja thumbon reperin nga Kosova

Genta Hodo, gazetarja dhe prezantuesja jo pak e njohur shqiptare, ka qenë e ftuar në puntatën e radhës të #EXPULS nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Kohë më parë, teksa ishte gazetare tek "Edicioni Veror" në jug me Eni Shehun, Genta Hodo teksa shkon për t'i kërkuar një intervistë këngëtarit Seven Saraqi, ai i nxehur i thotë: "Do t'a thyej kameran", video e cila i transmetua po në këtë emision dhe e cila u bë shumë virale.

E pyetur nëse ia vlen të flasësh më për këtë sherr, ajo u shpreh:

"Patjetër qe ia vlen të flasim! Ne në media kemi shumë presion, dhe prej presionit për të bërë shumë gjëra, siç isha unë në atë kohë, shpesh herë dalin përfundimë të tilla. Sigurisht që Seveni është tipiku i të ftuarve që kemi ne, që është totalisht i parespektueshëm dhe nuk e vlerëson intervistën që po i bën ti, sepse mendojnë... besoj mund të të ketë rastisur. Mund të ishte trajtuar më me pak qetësi. Ca njerëz nuk funksionojnë se nuk dinë të sillen. Ai nuk është ndonjë show, ka tentuat shumë në muzikë por nuk i ka ecur. Seven, t'ka puth halla në dy faqet".