Receta e gjyshes/ Si të përgatisim byrekun me lek e 12 lloje barishtesh?


Festa e Nevruzit ka si traditë përgatitjen e një byreku tepër të veçantë, atë me lekë dhe me 12 lloje barishtesh të ndryshe.


Ne pyetë gjyshen për përgatitjen e kësaj recete dhe na tregoi se nevojiten këto përbërës: hithra, spinaq, qepë të njoma, lëpjeta, lakra të ndryshme të egra 2 kokrra qepë të vogla, 2 vezë, djathë i bardhë.

Përgatitja është tepër interesante dhe vijon si më poshtë:

Në një enë hidhni miellin e situr, hapni një gropë të vogël në mes dhe shtoni ujë, pak kripë dhe 2 kokrra vezë. Punojeni brumin me dorë derisa ai të bëhet elastik, sipas dëshirës hidhni edhe pak gjalp që të punohet më mirë. Hapeni brumin në peta dhe lërini me një anë.

Në një tigan grini spinaqin, hithrat, lakrat, preshin, qepët e njoma, majdanozin dhe gjethet e tjera dhe gatuajini në zjarr të ngadaltë, mos i gatuani tërësisht sepse do të piqen bashkë me byrekun.

Lyejeni tepsinë me pak vaj ose gjalp, shtroni petët dhe hidhni gjethet jeshile të gatuara si dhe djathin e thërrmuar.

Në këtë rast duhet të fusni dhe një monedhë metalike brenda në byrek.

Sigurohuni që monedha të jetë tërsisht e pastër. Shtroni petën e fundit, priteni në formën e dëshiruar dhe futeni të piqet në furrë me nxehtësi 220 gradë.

Nëse ju jeni personi i cili ju ka rënë leku atëherë urime ju do të keni fat të mirë përgjatë vitit.