“Bosh” projekti më i ri i Ervin Gonxhit në studion e Why Not

Ervin Gonxhi ka zbuluar në studion e "Why Not" projektin e tij më të fundit të titulluar "Bosh" dhe idenë se si erdhi ky  titull .

Gjatë bisedës me moderatoren Roza Lati, ai zbuloi gjithashtu që e kishte kaluar covid-in dhe kjo ishte një  nga motivet që e shtynë të krijonte një melodi instrumentale të titulluar "Bosh."

Si të erdhi si ide?

Gonxhi: "Unë kisha një vit që e kisha krijuar në studion time dhe ishte brenda arkivave të mia. Krejt rastësisht duke kërkuar, doli. Nuk e mbaja mend faktikisht që e kisha bërë, e dëgjova siç ishte, dhe e bëra e solla në një mënyrë shumë të thjeshtë, një violinë dhe një piano. Diçka e thjeshtë, duke parë dhe situatën që ne po jetonim dhe po jetojmë mu duk shumë e përshtatshëm për ta nxjerrë në kohën e duhur.

Kjo gjëja "Bosh" doli ngaqë unë e kalova Covid-in edhe vetë dhe e kalova tmerrësisht shumë keq në muajin korrik. Nga gjithë kjo gjë që unë kalova, se të le pak me pasoja ajo, ndjeja një boshllëk brenda vetes, jeta kishte shkuar si mos më keq, çdo gjë po shkonte negative, s'kishte pozitivitet më, e qeshura kishte humbur, mënyrat e bukura të jetës mungonin. Ky titull më ka dalë krejt rastësisht,isha në studio duke punuar një projekt tjetër dhe papritur thashë do ta titulloj "Bosh." Rezultoi shumë e bukur."

https://youtu.be/JZch2lcivEU