Dizajnet pranverore dhe festive për thonjtë tuaj

Dizajnet pranveror dhe festive për thonjtë tuaj

Pashkët po vijnë dhe pse jo për të gjithë ju që i festoni ti përshtatni me dizajnin e thonjve tuaj.

Thonjtë me dizajne tepër të thjeshtë për tu krijuar duke emituar një mini vezë pashke. Por dhe një ide tjetër mjaft e këndshme është dizajni me lepurushët e pashkëve.

Thonjtë me lule pranvere

Dizajn mjaft elegant për dorën tuaj i cili është tepër i thjesht për tu krijuar dhe po ashtu do të dukeni me shumë klas dhe tepër thjesht.

Ngjyrat neon

Nëse nuk doni diçka të thjesht, ky lloj modeli ju vjen në ndihmë. I pasqyruar plotë me ngjyra  gjë  që do i japi jetë dorës juaj duke shkëlqyer dhe të jetë në qendër të vëmendjes .

Ngjyrat pastel

Ngjyra të pastra dhe tepër të lehta për këtë stinë pranvere. Këto ngjyra do t’iu nxjerrin gjithmonë bukur dhe dora juaj do të duket gjithmonë e paraqitshme.

Thonjtë french

Dizajn i cili kurrë nuk do të dali nga moda pasi paraqet thjeshtësi dhe elegancë në duart tuaja. Nëse nuk po gjeni se si do jetë modeli juaj i ardhshëm nuk do jeni kurrë gabim me thonjtë french.