Dikur deklaroi se i ati e ka dhunuar, Ermal Meta ka një mesazh për të

Dje në të gjithë Evropën është festuar dita e Baballarëve.

Këngëtari i mirënjohur me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka publikuar në Instagram video nga kënga e tij “Lettera a mio padre”, krahas së cilës bashkëngjiti një mbishkrim.

"Gëzuar Festën e Baballarëve. Atyre të vërtetëve”, ka shkruar Ermali krah videos.

Lexo edhe: “Nëse do të dinit historinë e vendit tim, do të ishit krenarë si unë”, Ermal Meta na i bëri zemrat mal

Në këngën “Lettera a mio padre”, Ermali tregon raportin e vështirë me të atin dhe e përshkruan si një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi për familjen. Këngëtari ka treguar më parë se i ati ka ushtruar dhunë ndaj tij.