FOTO/ Dita Botërore e Sindromës Down, vajzat e Bashës publikojnë foton me çorapet shumëngjyrëshe

Vajzat e liderit të Opozitës, Lulzim Basha, Dafina dhe Viktora i janë përgjigjur thirrjes për të blerë çorapet me ngjyra, të cilat shkojnë si fonde për fëmijët me sindromën down.

Bëhet fjalë “Lots of Socks Campaign”, një fushatë ndërgjegjësimi dhe për ngritje fondesh e ideuar nga “Down Syndrome International”.

"Fëmijët e veçantë meritojnë vëmendje të veçantë. Bashkë me Dafinën dhe Viktorian në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve në #21mars, dita botërore e sindromës Down", shkruan në Facebook Aurela Basha.