VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në depon e fishekzjarreve vret dy persona, njerëzit vrapojnë për të shpëtuar

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një lagje Kalifornisë në SHBA.

Shpërthimi ndodhi në një depo të fshehtë fishekzjarrësh duke shkaktuar edhe dëme të mëdha në zonë.

Zona u evakuua menjëherë ndërsa në banesat pranë shpërthimit pati dëme të mëdha me shtëllungat e tymit që dukeshin edhe nga larg.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë flakën dhe shtëllungat e tymit që dalin nga depoja e më  pas një sërë fishekzjarresh shpërthejnë në ajër duke i bërë njerëzit që ndodheshin aty pranë të vraponin për t’u mbrojtur.