Mësuesja 43-vjeçare vdes pasi mori vaksinën "AstraZeneca", autoritetet në Spanjë nisin hetimet

Vaksina anti-Covid e “AstraZeneca” vijon të jetë kryefjala në Europë.

Pas lajmit të pezullimit të saj në shumë shtete të kontinentit, mediat ndërkombëtare raportojnë thuajse çdo ditë për vdekje të qytetarëve pasi kanë marrë këtë vaksinë.

Autoritetet spanjolle kanë nisur një hetim pas vdekjes një gruaje e cila dyshohet se pësoi hemorragji cerebrale pasi mori vaksinën “AstraZeneca” kundër Covid-19.

Lexo edhe: Shqetësimet e vaksinës AstraZeneca, OBSH-ja mbledh ekspertët për shqyrtim të problemit

Mësuesja e matematikës, 43 vjeçe, u vaksinua më 3 mars, por pak orë më pas u ndje keq dhe shkoi në spital.

Ajo u ankua për dhimbje koke, por doktorët ia atribuan këtë efekteve anësore normale të vaksinës.

Sipas gazetës spanjolle “Diario Sur”, gruaja u rikthye në spitalin në Marbella, në jug të Spanjës, më 13 mars, por specialistët nuk gjetën ndonjë problem serioz.

Katër orë më pas, skaneri zbuloi grumbullim lëngu në tru, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme kirurgjikale.

Sipas autoriteteve shëndetësore spanjolle, nëna e dy fëmijëve vdiq teksa rezultoio negative në testin e Covid-19 dhe nuk kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

Në Spanjë janë raportuar tre raste tromboze te personat që janë injektuar me vaksinën "AstraZeneca", përfshirë mësuesen 43-vjeçare.

Ashtu si një numër në rritje vendesh evropiane, Spanja vendosi të hënën pezullimin e përdorimit të vaksinës "AstraZeneca" për dy javë, pas raportimeve për trombozë.