Fitojnë çmimin Abel, 2 shkencëtarët ndërtojnë ura mes matematikës dhe shkencave kompjuterike
László Lovász, 73 vjeç, nga Universiteti Loránd në Budapest dhe Avi Wigderson, 64 vjeç, nga Institutit për Studime të Avancuara në Princeton, janë dy matematikanët që kanë marrë këtë të mërkurë çmimin Abel për matematikën, i barasvlefshëm me çmimin Noble.
Ata kanë arritur që të qartësojnë dhe të ndërtojnë ura mes matematikës dhe shkencave kompjuterike.
Puna e fituesve të çmimit Abel përfshin ndër të tjera edhe avancime në logaritmet për kriptografi.
Akademia Norvegjeze e Shkencave dhe Letrave, e cila administron çmimin, citoi shkencëtarët "për kontributin e tyre themelor në formësimin e matematikës moderne".
Dr. Lovász dhe Dr. Wigderson do të ndajnë paratë e shpërblimit prej 880,000 dollarësh.
Nuk ka një Çmim Nobel në matematikë, dhe për dekada, çmimet më prestigjioze në matematikë ishin Medaljet Fields.
Sot, çmimi Abel, i emërtuar sipas matematikanit norvegjez Niels Henrik Abel, është ngjashëm me Nobelin në fusha të tjera.
Dr. Lovász në fjalën e tij nderoi punën e pionierëve të shkencës kompjuterike si Alan Turing dhe John von Neumann dhe se ai ishte "i interesuar për këtë vijë kufitare midis shkencës kompjuterike dhe matematikës".