Shpërthimi i fishekzjarreve në një shtëpi trondit lagjen në Kaliforni, dy të vdekur

Një sasi fishekzjarresh në një shtëpi shkaktoi një shpërthim dhe zjarr të madh duke lënë të vdekur dy persona.

Ngjarja u regjistrua të martë në Ontario, Californi, rreth orës 12:30 pasdite me kohën lokale. 

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shtëpinë e shkrumbuar nga shpërthimi.

Shefi i zjarrfikëses tha se dy trupa të pajetë u gjetën ndërsa po luftonin me flakët. 

Skuadra e bombave në Ontario po krehte zonën përpara se zjarrfikësit të hynin, tha ai. Fishekzjarret janë të paligjshme në Ontario, thanë zyrtarët.

Shefi i Policisë, Mike Lorenz, tha se kishte ankesa të mëparshme në lidhje me pronën.

Gayk tha se do të duhen disa ditë hetime për të  zbardhur ngjarjen.

Banorët e zonës shpërndanë video në mediat sociale të njerëzve që largoheshin ndërsa fishekzjarret shpërthenin dhe shtëllunga tymi ngjiteshin lart.

Një banor tha se shtëpia e tij u trondit nga tre shpërthime njëra pas tjetrës dhe fillimisht mendoi se ishte tërmet.

Një një tjetër tha se shpërthimi i theu xhamat.

https://twitter.com/ABC/status/1372089840821534720?s=20