E tmerrshme/ Babai vret dy fëmijët e tij autik për tre milionë dollarë
Një burrë nga Kalifornia që mbyti dy djemtë e tij autik , është dënuar me mbi dy shekuj burgim për planifikimin e vrasjes së partneres dhe fëmijëve.
Ali F. Elmezayen, 45-vjeç, ka marrë dënimin maksimal për mashtrim, vjedhje identiteti, shpëlarje parash dhe planifikim të vrasjeve.
“Ai është një gënjeshtar shumë i zoti dhe nuk është asgjë më tepër sesa një vrasës brutal. Për të vetmen gjë që ankohet është se u kap nga autoritetet”- ka thënë gjykatësi John F. Ëalter.
Elmezayen për veten dhe familjen gjatë vitit 2012 kishte siguruar policën e sigurimit të jetës që kapte vlerën e mbi tre milionë dollarë.
Gjykatësi gjatë seancës ka publikuar incizimet e bisedave telefonike, ku Elmezayen dëgjohet duke pyetur zyrtarët e kompanisë së sigurimit nëse polica e tij është ende aktive a do të shpaguhet në rast se ndonjë anëtar i familje humb jetën dhe nëse ekspertë të kompanisë do të hetojnë “aksidentin” e mundshëm.
E vetëm dy javë më vonë pasi vuajti dënimin dyvjeçar me burgim, Elmezayen ka kërcyer nga porti detar i Los Angeles ku humbën jetën dy djemtë e tij me autizëm, Elhasan, 13-vjeç dhe 8-vjeçari Abdelkrim.
E ëma e djemve, Rabab Diab, i mbijetoi “aksidentit” pasi një peshkatar i kishte hedhur jelek shpëtimi.
“I pakënaqur me gjendjen financiare dhe atë në familje, Elmezayen kishte mashtruar duke marrë miliona dollarë nga polica e sigurimit, e më pas ishte hedhur në det me familje me qëllim që të mund t’i tërheq paratë”- ka thënë avokati Nick Hana.
Ai përveç se është dënuar me 212 vite burgim, Elmezayen duhet të paguaj dëmshpërblimin prej 261.751 dollarë.
Atë e pret akoma gjykimi për akuzat për vrasje, ku pritet të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësi të dënohet me kusht.