Tha se nuk këndon kurrë serbisht dhe greqisht, këngëtarja kapet me gazetarin: Shko pi një kafe me Çanin

Pas kamera së fshetë bërë nga #EXPULS në RTV Ora, këngëtarja vlonjate ka qenë e ftuar në #EXPULS përballë gazetari dhe autorit të programit, Ronaldo Sharka!

E pyetur për debatin tëk Arian Çani e cila e revoltuar tha se kurrë nuk do të këndonte greqisht dhe serbisht, ajo u shpreh:

"Është mëse normale! Nuk dua të këndoj greqisht dhe serbisht! Kaq, deklarata ime qendron dhe e kam thënë, deri në vdekje! Nuk jap llogari, nuk mbaj përgjegjësi për të tjerët! Ti tani po del avokati i Çanit? Shkoni pini kafe bashkë se iu puqen muhabetet"- e pyetur nëse ka pasur kërcënime, ajo tha se ka marrë shumë kërcënime nga serbët.

Sa i përket rregullit të marrëdhënies me Çanin, ajo tha se nuk flasin aktualisht, dhe që pret ndjesë publike nga Çani.

Ndiqni videon e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=-AyV2m9d8YU&ab_channel=RTVOra