Jep dorëheqjen papritur ministrja e Jashtme
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.
Ajo ka thënë se e ndjen obligim moral të jep dorëheqje pas videove ku pretendohet se se janë bërë manipulime me vota.
“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia"- ka shkruar ajo në statusin e saj në Facebook.
Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit,...
Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on E hënë, 8 Mars 2021