E rëndë në Itali: Nëna vret vajzën 2 vjeçe, më pas tenton vetëvrasjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2021, 13:48
Një 41 vjeçare është arrestuar për akuzën e vrasjes me dashje të vajzës së saj vetëm 2 vjeçe. Gruaja u gjet në gjëndje shoku në banesën e saj në Cisliano, Milanese, ndërsa pranë kishte vajzën e vdekur.
Ajo është dërguar në spital pasi u gjet me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës pasi ajo kishte tentuar të vetëvritej.
Ka qenë vetë ajo që kishte marrë në telefon bashkëshortin për ta paralajmëruar se vajza nuk jeton më.
Çifti po përjetonte momente të vështira, dhe ishib në prag të ndarjes.
Në postimet e saj në face book gruaja kishte bërë të ditur se nuk do të hiqte dorë nga vajza e saj.