Ndërtimi i portit rrezikon folezat e mjellmave, balerina ruse interpreton mbi akull për ta ndalur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2021, 13:11
Video e një balerinë që interpreton “Liqenin e mjellmave” mbi një liqen të ngrirë është gjëja më e bukur që keni parë sot.
Balerina ruse Ilmira Bagrautinova, nga teatri me famë botërore i Mariinsky, u vesh me një tutu të bardhë për të hedhur hapat e koordinuar të veprës së famshme të Çajkovskit “Liqeni i mjellmës”, por kësaj here jo në skenë, por në gjirin e ngrirë të Finlandës.
Bagrautinova ndërmori këtë veprim për të kundërshtuar ndërtimin e një porti në Batareinay Bay, një plazh i njohur rreth 100 km në perëndim të Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh i Rusisë.
Bagrautinova vallëzoi në -15C dhe postoi videot e saj në internet, ndërkohë që ajo shpreson që performanca e saj do të shpëtojë mjellmat e vërteta që folezohen në gji.