VIDEO/ U arrestua për maskën, i riu i bie hekurave të qelisë me kokë

U arrestua pas debatit me policinë për mosmbajtje të maskës në ambjente publike, por doli nga qelia me pretendimin se policia kishte urdhëruar dhunë fizike mbi të. Madje ai tregoi edhe shenjat në fytyrë dhe kokë.

Por pamjet e sigurisë brenda qelisë ku qëndroi personi në fjalë tregojnë krejt të kundërtën.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet se, personi që hodhi akuza mbi forcat e rendit, godet me forcë hekurat e qelisë duke tentuar të vetëdëmtohet.

Ja pamjet: