Punonte në "shtëpi bari", e pëson keq shqiptari në Britani
Edmond Gjata është dënuar me 16 muaj burg pasi u kap duke u fshehur në një fermë kanabisi në Britani.
Ai u arrestua më 3 maj të vitit të kaluar (2020) në një shtëpi në Bradfort, ku kishte fshehur rreth 18 kg drogë, të cilat nëse dilnin në treg arrinin në vlerën e 150 mijë paundëve, shkruan media britanike.
Në momentin e arrestimit Gjykata e Bradford tha 30-vjeçari shqiptar kishte 1.000 paund në dorë, pasaportën dhe një telefon.
LEXO EDHE: Boris Johnson në telashe, familjet e viktimave nga Covid-19 do ta padisin
Gjata i tha policisë se ishte duke punuar në një lavazh makinash kur u dërgua në shtëpi për t’u kujdesur për bimët.
Avokati i tij, Abdul Shakoor, tha se Gjata mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe mori premtimin për punë.
Ai pretendoi se kishte vështirësi në frymëmarrje. Gjata shpresonte se do të qëndronte në Britani pasi të kryente dënimin, por gjykatësi Andreë Hatton tha se pas lirimit, do të ndalohej si emigrant i paligjshëm.