Papa Françesku viziton Irakun, pritet kremtimi i meshës në një stadium futbolli me 10 mijë persona


Ati i shenjtë Papa Françesku është duke zhvilluar vizitën e parë historike të tij në Irak. Kleri i lartë katolik u lut mes kishave të rrënuara në Mosul, ish fortesa e shtetit islamik dhe më pas pritet të kremtohet mesha në një stadium futbolli ku pjesëmarrja mendohet të jetë deri në 10 mijë vetë.

Papa Françesku ka vizituar rajonet veriore të Irakut dikur të kontrolluara nga militantët e ISIS.

Udhëtimi tre-ditor, i cili filloi të premten, është i pari i Papës që nga fillimi i pandemisë më shumë se një vit më parë dhe vizita e parë e tij historike në Irak. 

Ati i shenjtë u lut mes kishave të rrënuara në Mosul, ish fortesa e shtetit islamik para se të takohej me të krishterët ne Qaraqosh.

Në 2014, militantët pushtuan rajonin me qëllim largimin e të krishterëve dhe pakicave të tjera në këto zona.

Më vonë pritet të mbahet kremtimi i meshës në një stadium futbolli në Irlib ku të pranishëm do të jenë rreth 10 mijë vetë.

Ekziston frika, se rituali mund të bëhet një ngjarje e madhe për përhapjen e koronavirusit, që në Irak ka pasur një rritje të infeksioneve në ditët e fundit.

Udhëheqësi 84-vjeçar i Kishës Katolike dhe shoqëruesit e tij janë vaksinuar të gjithë, por Iraku mori vetëm grupin e parë të dozave javën e kaluar.

Për këtë vizitë, janë përkujdesur mbi 10 mijë personel të Forca të Sigurisë Irakiane.

Nga ana tjetër, disa grupe militante myslimane Shiite thuhet se e kanë kundërshtuar vizitën duke thënë se udhëtimi përbën ndërhyrje të perëndimit në punët e vendit.