Vaksinohet Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror tibetian, mesazh për dobinë e vaksinës anticovid

Udhëheqësi shpirtëror tibetian, Dalai Lama ka përcjellë një mesazh për dobinë e vaksinës kundër sëmundjes së covid 19. 85-vjeçari, I cili mori dozën e parë të vaksinës të shtunën, apeloi njerëzit të vaksinohen për të parandaluar problemett serioze që shkakton sëmundja.

Udhëheqësi shpirtëror tibetian, Dalai Lama teksa ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës së koronavirusit përcolli një mesazh për dobinë e injeksionit në parandalimin e problemeve serioze dhe mbrojtjen nga sëmundja.

"Vaksina është shumë e dobishme", tha ai pasi mori dozën nga Oxford-AstraZeneca, në një strukturë në qytetin indian të Dharamsala.

Shefi mjekësor i Himachal Pradesh, Dr Gurdarshan Gupta, tha se Dalai Lama kishte shkuar të vizitonte qendrën e vaksinimit "si një njeri i zakonshëm", ku edhe u regjistrua me dëshirë për të marrë edhe vaksinën.  

"Ne rregulluam seancën në mëngjes, duke marrë parasysh çështjen e sigurisë," shtoi mjeku.

Udhëheqësi i Budizmit Tibetan, pas shpërthimit të virusit vitin e kaluar ishte shprehur për mediat se pandemia kishte promovuar një "ndjenjë shqetësimi, dhe dhembshurie".

India filloi procesin e vaksinimit në 16 janar, fillimisht me punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe personelin e vijës së frontit.

Megjithatë, që nga 1 Marsi, skema është shtrirë për njerëzit e moshës mbi 60 vjeç dhe ata midis moshës 45 dhe 59 me sëmundje shoqëruese.

Qeveria synon të mbulojë 300 milion njerëz “me përparësi" me vaksinimin e saj deri në fund të korrikut.

Rregullatori i barnave të vendit u ka dhënë dritën jeshile dy vaksinave - nga AstraZeneca me Universitetin e Oxfordit dhe një nga firma indiane Bharat Biotech (Covaxin).

Kryeministri Indian Narendra Modi, 70 vjeç, ishte ndër të parët që bëri vaksinën e tij.

Që nga fillimi i pandemisë, India ka konfirmuar më shumë se 11 milion raste dhe mbi 157,000 vdekje.