Berisha uron nënat me trëndafila blu, Rama me thënien e Kipling, Meta shfaqet krah për krah me pedagoge e mësuese

Urimet e politikanëve për ditën e 8 Marsit

Berisha uron nënat me trëndafila blu, Rama me thënien e Kipling, Meta shfaqet krah përkrah me pedagoge e mësuese

Edhe Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të uruar gratë dhe vajzat për 8 mars. Meta është takuar me gra dhe pedagoge, teksa ka shkruar se mbështet promovimin e tyre për konkurrimin në jetën profesionale.

Postimi i Metës:

GËZUAR 8 MARSIN! E ARDHMJA U PËRKET GUXIMTAREVE!

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, pata sot kënaqësinë e veçantë të takoja tre gra guximtare, simbole të kurajos dhe energjisë së pashtershme, Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta, të cilat së bashku me shoqen e tyre Polikseni Vjeshta, kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, si të parat femra, të cilat 53 vite më parë thyen një tabu për kohën, duke u hedhur me parashutë.

Pedagoge dhe mësuese të përkushtuara të edukimit fizik për dekada ato kanë dhënë një kontribut të vyer për kalitjen sportive të brezave të rinj, duke e ruajtur edhe sot energjinë dhe entuziazmin e atyre viteve.

Ndaj së bashku me Florën, Dranen dhe Veziren dua të ndaj sot një urim të përzemërt për çdo nënë, grua, vajzë dhe motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Vetëm me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë, duke ju garantuar mundësi për të konkurruar denjësisht në jetën profesionale e publike dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, Atdheu ynë i përbashkët do jetë edhe më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.

E ardhmja u përket Guximtareve!



Urimi i ish kryeministrit Sali Berisha

"
Nje urim nga zemra dhe nje tufe me lule e mirenjohje te pakufishme per me te mirat e kesaj toke grate, nenat, motrat, vajzat per dashurine qe na kane dhuruar, sakrificat e tyre fisnike, kontributin e tyre te pazevendesueshem per familjen, shoqerine dhe kombin tone! Gezuar! sb"



Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e këtij 8 Marsi, me një urim special për të gjitha nënat.

Ai ka zgjedhur që këtë 8 mars, të uroj nënat me një thënie të poetit të njohur Rudyard Kipling: Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj ai bëri nënat.